About Us

Shoqëria jonë, Albaelettrica, është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si edhe në projektimin dhe instalimin e tyre që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore të njohura në tregun Europian.

Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve tanë, individë apo biznese, kompania jonë krenohet me menaxhimin e nivelit më të lartë dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke filluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit.

Ambientet ku ne zhvillojmë aktivitetin tonë në Tiranë reflektojnë jo vetëm kujdesin tonë në përzgjedhjen e produkteve, por edhe në përzgjedhjen e partnerëve të cilët sigurojnë ekskluzivitetin e produkteve dhe shërbimeve tona në tregun shqiptar.

Filialet e hapura në Vlorë dhe Prishtinë tregojnë më së miri se ne po rritemi me hapa të sigurt duke kryesuar tregun me shërbimet që ofrojmë.